Gjykata Speciale refuzon sërish lirimin e Salih Mustafës

Nga Exit News
Gjykata Speciale refuzon sërish lirimin e Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara të Hagës refuzuan për të dytën herë kërkesën për lirim të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Sipas vendimit të publikuar të martën, gjyqtari Nicolas Guillou vlerësoi se ka rrezik që Mustafa të arratiset, të pengojë punën e Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime kundër dëshmitarëve në çështjen kundër tij.

Më 24 nëntor 2020, Gjykatësi i Dhomës së Specializuar në Hagë, Nicolas Guillou, refuzoi kërkesën e parë për lirimin me kusht të Salih Mustafës, pavarësisht se Mustafa tha se  do të dorëzojë pasaportën.

Gjykata speciale arsyetoi në nëntor se “pozicioni i Mustafës brenda aparatit të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, që i siguron atij qasje në informacione dhe burime që do lehtësojnë çdo përpjekje për të ikur; pengojnë procedurat përmes ndërhyrjes në viktima dhe dëshmitarë, ose të kryejë krime të mëtejshme”.

Mustafa u arrestua në 24 shtator nga EULEX-i me akuzën për ndalim arbitrar, trajtimin mizor, torturë të të paktën 6 personave, dhe vrasjen e njërit prej tyre, në periudhën midis 1 prillit dhe 19 prillit 1999, në Zllash, të Kosovës. Ai u deklarua i pafajshëm për katër akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit Special në Hagë.

Salih Mustafën ka qenë ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit. Ai ka drejtuar njësinë e quajtur BIA, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës Kosove-Serbi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>