Gjykata Supreme në SHBA lë në fuqi ligjin e Teksasit që ndalon abortet

Nga Exit News
Gjykata Supreme në SHBA lë në fuqi ligjin e Teksasit që ndalon abortet

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur të lërë në fuqi një ligj në Teksas që ndalon abortet për shumicën e grave.

I ashtuquajturi Akti i Rrahjeve të Zemrës ndalon abortimin pas zbulimit të asaj që e quajnë rrahje zemre të fetusit, një pikë kur shumë gra nuk e dinë që janë shtatzënë.

Ligji i jep çdo individi të drejtën të padisë mjekët që kryejnë një abort gjashtë javë pas shtatzanisë.

Grupet e të drejtave të grave i kishin kërkuar gjykatës të rrëzojë ligjin.

Por të enjten në mbrëmje, gjyqtarët e Gjykatës Supreme vendosën 5-4 kundër rrëzimit të ligjit.

Presidenti Joe Biden dënoi vendimin e gjykatës, duke e quajtur atë një “sulm të paprecedentë” ndaj të drejtave të grave. Ai premtoi një “përpjekje të të gjithë qeverisë” për të kufizuar ndikimin e ligjit tek gratë.

Në një deklaratë, Presidenti Biden tha se administrata e tij do të mbrojë të drejtat kushtetuese të vendosura nën aktin Roe v Wade.

Ai po i referohej rastit të vitit 1973, në të cilin Gjykata e Lartë vendosi që gratë amerikane kanë të drejtë të abortojnë deri para se një fetus të jetë në gjendje të mbijetojë jashtë mitrës. Kjo është zakonisht midis 22 dhe 24 javëve të shtatzënisë.

Guvernatori republikan i Teksasit Greg Abbott, i cili miratoi projektligjin e Aktit të Rrahjeve të Zemrës, tha se shteti i tij “gjithmonë do të mbrojë të drejtën për jetën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>