Gjykata Supreme përjashton Albin Kurtin nga kandidimi në zgjedhje

Nga Exit News
Gjykata Supreme përjashton Albin Kurtin nga kandidimi në zgjedhje

Gjykata Supreme e Kosovës nuk ka lejuar kandidimin e Albin Kurtit, kreut të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vendimi u mor të premten, pas ankimimit të Vetëvendosjes së vendimit të PZAP-së për të përjashtuar nga gara kandidatët e dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit.

KQZ përjashtoi nga gara 5 kandidatë të Vetëvendosjes:

  1. Albin Kurti, njëkohësisht dhe kandidat për kryeministër,
  2. Liburn Aliu,
  3. Labinotë Demi Murtezi,
  4. Albulena Haxhiu,
  5. Bajram Mavriqi.

Gjykata ka lejuar kandidimin e Aliu dhe Murtezit, ndërsa për Kurtin, Haxhiun dhe Mavriqin ka vendosur moskandidimin.

Gjykata vlerësoi se PZAP-ja ka llogaritur gabim afatin 3 vjeçar.

Gjykata sqaroi se afati 3 vjeçar duhet të llogaritet duke iu referuar datës së vendimit penal të formës së prerë për secilin kandidat veç e veç, deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, 14 shkurt 2021.

Albin Kurti  u dënua për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’, në 3 janar 2018, nga gjykata e Prishtinës.

Më pas në shtator 2018,  Gjykata e Apelit të Prishtinës la në fuqi dënimin e tij.

Sipas ligjit dhe vendimit të gjykatës, Kurtit i lejohet kandidimi pas 18 shtatorit 2021.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>