Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Elton Metajn, 31-vjeçari që vrau ish-bashkëshorten e tij të premten.
Metaj ka pranuar gjatë seancës se ka kryer krimin.
Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Elton Metaj, 31-vjeç qëlloi me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, Sabrina Bengaj, 23 vjeç, të premten në darkë. Pas vrasjes, ai u fsheh në pyll derisa u arrestua nga policia.
Një vit më parë, Metaj kishte marrë peng familjen e bashkëshortes dhe i ka liruar më ndërhyrjen e policisë.
Më pas ai u arrestua për rrëmbim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
Me dy vendime të dyshimta, Gjykata e Fierit vendosi të transferojë fillimisht Metajn në spitalin psikiatrik e më pas e kaloi atë në mjekim në shtëpi.
Çifti kishte një fëmijë 2-vjeç.
Viktima kishte marrë nga gjykata një urdhër mbrojtje, i cili skandonte me tetor 2021.