Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për autorët e 4 vrasjeve në Durrës

Nga Exit News
Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për autorët e 4 vrasjeve në Durrës

Gjykata e Durrësit vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy autorët e 4 vrasjeve në Durrës, A.N, 33 vjeç, dhe K.A, 22 vjeç.

Ata akuzohen për dy vrasje të dyfishta:

Vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, në 27 mars – Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinë. Besmir Haxhiaj ishte avokat, i sapolicencuar, dhe ishte dënuar më parë në Greqi dhe Francë për trafik droge. Ndërsa Viktor Haxhiaj njihej si sipërmarrës dhe tregtar makinash.

Vrasjen e Anxhelo Avdiajt dhe Dorian Shkozës, në 2 mars 2020 – ata u vranë me armë zjarri teksa po ecnin në këmbë në drejtim të një servisi që Shkoza e kishte marrë me qira. Shkoza vdiq në vend, ndërsa Avdia teksa po dërgohej në spital.

Të katërta vrasjet dyshohet se janë bërë për prishje të pazareve të drogës.

Një prej autorëve, A.N është dënuar dhe më parë për trafik droge.

Policia dhe prokuroria tani dyshojnë se ata kanë kryer dhe vrasje të tjera dhe po hetojnë këtë pistë.  Një prej vrasjeve që dyshohet si vepër e dy të arrestuarve, është ajo e 30 dhjetorit 2018 në Elbasan, ku u vranë 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>