Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk do të nis hetimet kundër Fatmir Mediut, për çështjen e Gërdecit.
Gjykata rrëzoi kërkesën e SPAK për hapje të hetimeve me arsye se Prokuroria ka pasur 8 vjet në dispozicion për të hetuar Mediun dhe nuk e ka bërë.
Ai ka qënë pa imunitet që prej vitit 2012, ndaj prokuroria “nuk ka pasur asnjë pengesë që të rimerte të pandehur shtetasin Fatmir Mediu pa kërkuar autorizim për ndjekje penale apo të kërkonte rishikim të vendimit”, shkruhet në vendimin e gjykatës.
Gjykata e quajti mosveprimine Prokurorisë, bazuar në nenin 138, pika 1 I Kodit të OProcedurës Penale “një shkak që e shuan veprën penale ose për të cilin ndjekja penale nuk duhej të fillohej ose nuk duhet të vazhdojë”.
SPAK kërkoi rihetimin e Mediut pas kërkesës së një prej familjeve të prekura nga shpërthimi i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec.