Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion i ka kthyer makinën e blinduar ‘BMW’ Lulzim Berishës, raporton Abc News. Makina u sekuestrua nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e Operacionit ‘Forca e Ligjit’, mw 4 shkurt 2010.
Operacioni Forca e Ligjit i sekuestroi edhe 1,2 milion litra naftë dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës.
Lulzim Berisha është ish-dejtues i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm për grupi të strukturuar kriminal, trafikim të narkotikëve dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës vendosi lirimin e tij me kusht pasi ai gjeti punë në Bashkinë Durrës.