Deputetja socialiste Blerina Gjylameti u infektua me koronavirus. Gjylameti ndodhet në muajt e fundit të shtatëzanisë. Lajmin e dha vetëm Gjylameti në një postim në Facebook, të premten.
“Si unë, ashtu edhe familja ime jemi të karantinuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, me simptoma të lehta duke u trajtuar me të gjithë protokollet e nevojshëm për të kaluar me sa më pak komplikime këtë sëmundje kaq të pabesë”, shkroi Gjylameti.
Deputetja falenderoi “stafin mjekësor për gatishmërinë si heronjtë real të kësaj lufte”.