Gjyqëtarja Mirela Iliopullo u shkarkua të martën nga detyra nga KPK-ja, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.
Trupa, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Xhensila Pinen, gjeti probleme veçanërisht me investimet e gjyqëtares në pasuri të patundshme, si dhe mosdeklarim të tyre periodik në ILDKPKI.
I pranishëm në seancë ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar, Tomçi Petkoviç, ndërk9hë që vetë Iliopullo mungonte.
Mirela Iliopullo e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997, si ndihmës gjyqtare në Gjykatës e Sarandës.
Ajo ka punuar si gjyqëtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër prej vitit 2000.