
Gjyqtari i Apelit të Tiranës Gjin Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në rast se dorëheqja e tij pranohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, atëherë Gjoni nuk do t’i nënshtrohet procesit të vetingut.
Sipas BalkanWeb, në letrën e dorëheqjes Gjoni ka shkruar se procesi i vetingut nuk është i barabartë për të gjithë dhe se e kalon vetëm ‘nëse i shërben politikës’.
Gjin Gjoni njihet si gjyqtari që mori 2 vjet leje prindërimi nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2018.