Gjyqtarja e Apelit Shkodër Rraboshta jep dorëheqjen

Gjyqtarja e Apelit Shkodër Rraboshta jep dorëheqjen

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen.

Sipas Top Channel, Rraboshta e ka dorëzuar dorëheqjen prej disa ditësh në Kshillin e Lartë Gjyqsor, por KLGj ende nuk e ka pranuar atë.

Me dorëheqjen e Rraboshtës, në gjykatën e Apelit Shkodër krijohen mangësi të mëdha, duke lënë një numër të madh dosjesh pa shqyrtuar.

Më herët nga kjo gjykatë janë shkarkuar gjtë procesit të vetingut 3 gjyqtarë: Fuat Vjerdha, i cili ishte dhe kryetari, Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>