Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu kalon vetingun

Gjyqtarja e Kurbinit Marçela Shehu kalon vetingun

Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Kurbinit u konfirmua sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa e KPK-së e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici vendosi sot se Zonja Shehu nuk ka bërë deklarim të rreme pasurie dhe ka marrë vlerësime pozitive për aftësitë profesionale, ndaj do të vazhdojë detyrën si gjyqtare.

Zonja Shehu është gjithashtu dhe kandidate për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Marçela Shehu është gjykatësja e tretë që konfirmohet në detyrë, pas Vitore Tushës dhe Manjola Xhaxhos.

Ndërkohë nga ana e prokurorëve vetëm Fatjona Memçaj është konfirmuar në detyrë. Sot KPK po zhvillon seancën dëgjimore me një tjetër prokurore, Anila Lekën, kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>