Gjyqtarja Hoxha kërkon lirimin nga burgu

Nga Exit News
Gjyqtarja Hoxha kërkon lirimin nga burgu

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të lirohet nga burgu me argumentin se ka fëmijë të mitur.

Ajo argumenton se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj.

“Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar. Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim.”,shkruan gjyqtarja.

Gjykata e Apelit vendosi ta lërë në burg gjyqtaren Hoxha, ndërsa liroi mjekun Evdin Prifti.

Ajo u arrestua nga SPAK me akuzën e lirimin nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave. Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentin se cënon figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Exit Neës ka shkruar më parë se si gjyqtarja Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>