Gjysma e të vdekurve nga koronavirusi mbi 80-vjeç: të dhënat e vdekjeve në Itali

Nga Exit News
Gjysma e të vdekurve nga koronavirusi mbi 80-vjeç: të dhënat e vdekjeve në Itali

Instituti italian i Shëndetësisë ka publikuar karakteristikat e pacientëve të vdekur me Covid-19 në Itali.

Ata kanë analizuar 12 550 persona të vdekur deri në datën 2 prill, 60 për qind e të cilëve janë në rajonin e Lombardisë.

Kjo shifër rreth 80 pęr qind e të gjithë të vdekurve deri me tani ne Itali, ku numri ka shkuar në mbi 15 mijë vdekje.

Mosha mesatare e vdekjeve

Mosha mesatare e pacientëve të vdekur me Koronavirus në Itali është 78 vjeç, mesorja 80 vjeç (pra gjysma e të vdekurve janë mbi moshën 80 vjeç).

Mosha mesatare e grave të vdekura është 82 vjeç, ndërsa tek burrat 78 vjeç. 31 për qind e vdekjeve janë gra.

Mosha mesatare e personave të vdekur është 15 vjet më shumë se sa mosha mesatare e personave të infektuar me koronavirus.

Vdekjet tek personat nën moshën 50 vjeç

1,2 për qind e pacientëve të vdekur ka qënë nën moshën 50 vjeç.

0,2 për qind kanë qënë nën moshën 40 vjeç, ku pjesa më e madhe e tyre vuante nga një sëmundje e rëndë kardiovaskulare, renale, diabet, obezitet ose sëmundje psiqike.

Sëmundjet shoqëruese

Personat që kanë vdekur vuanin mesatarisht nga 2,7 sëmundje të tjera, ose gjysma e tyre kishin më shumë se 3 sëmundje dhe gjysma tjetër më pak se 3.

Vetëm 2,8 për qind e të viktimave nuk vuanin nga asnjë sëmundje.

27 për qind e viktimave ishte me frymëmarrje artificiale dhe 16 për qind ndiqnin terapinë e uljes së presionit të gjakut.

Diagnoza e shtrimit në spital

94, 6 përqind e të sëmurëve janë shtruar në spital për pneumoni, dhe mungesë frymëmarrje, temperaturë ose kollë.

54 përqind e pacientëve janë shtruar në spital për një sëmundje të palidhur me koronavirusin. Pjesa më e madhe e tyre janë shtruar për probleme kardivaskulare dhe gastrointensinale (probelme me zorrët, ciroza etj).

Simptomat në momentin e shtrimit në spital

Simptomat e përgjithshme kanë qënë kollë, temperaturë dhe mungesë frymëmarrje. Vetëm 5,9 përqind e të infektuarve nuk kanë paraqitur asnjë nga këto simptoma.

Ndërlikime që kanë shkaktuar vdekjen

96,1 për qind e rasteve kanë pasur ndërlikim kryesor mungesën në frymëmarrje; 25 për qind dëmtim të veshkës; 10 për qind ka pasur infeksion të lartë; 10 për qind probleme me zemrën.

Terapia e ndjekur

85 për qind e rasteve janë trajtuar me antibiotik, 55 për qind me terapi antivirale, 33 për qind me terapi me steroide, 18 për qind të treja terapitë bashkë, rreth 2 për qind është trajtuar me tocilizumab.

Koha nga fillimi i simptomave deri në vdekje

Koha nga fillimi i simptomave deri në vdekje është 10 ditë. Koha nga shfaqja e simptomave deri në shtrimin në spital është 5 ditë, dhe nga shtrimi në spital deri në vdekje është 5 ditë.

Kjo kohë është zgjatur me tre ditë për personat që janë shtruar në reanimacion.

Në krahasim me çdo vend tjetër, përfshi edhe Kinën ku filloi pandemia, Italia ka një nivel jashtëzakonisht të lart të vdekshmërisë. Kjo kryesisht ndodh sepse Italia është vendi i dytë në botë me popullsinë më të plakur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>