Policia e Shkodrës arrestoi 8 persona dhe shpalli në kërkim një infermier pasi dyshohen si pjesë e një rrjeti për shpërndajen e lëndëve narkotike.
Infermieri i shpallur në kërkim dyshohet se shfrytëzonte pozicionin në Spitalin e Shkodrës për ti dhënë grupit metadon të cilin ata e shisnin tek persona që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Por Spitali i Shkodrës në një reagim zyrtar, thotë se infermieri nuk rezulton i punësuar as në spitalin rajonal të Shkodrës dhe as në ndonjë prej strukturave në varësi ndërsa theksohet se ai është pjesë e strukturave të shpërndarjes së metadonit.
Gjatë kontrolleve të policisë u gjetën armë zjarri, metadon, kokainë dhe kanabis të cilat i përkisnin grupit i cili sipas policisë vepronte në qytetin e Shkodrës.