Godole: Në 1990 ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit dhe të fajit

Nga Exit News
Godole: Në 1990 ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë së krimit dhe të fajit

Të njejtat elita që kishim gjatë regjimit komunist patëm edhe në regjimin e ri.

Kështu u shpreh Jonila Godole nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë në emisionin “Me Pak Fjalë” ndërsa foli për mosndëshkimin e krimeve të komunizmit.

Dhjetra mijëra krime, vrasje, internime, gjatë regjimit komunist nuk u ndëshkuan me ardhjen e sistemit të demokracisë.

“Në 1990 ne instaluam kulturën e pandëshkueshmërisë të krimit dhe të fajit”, u shpreh Godole.

Sipas saj kjo kulturë u trashëgua edhe gjatë 30 viteve të fundit ndaj elitave politike të cilat siç tha ajo “vazhduan në regjimin e ri në të gjitha fushat duke u mbajtur pas rrjetit që kishin krijuar”.

“Përse ato duhet të jenë të interesuar që të ketë një zbardhje të së shkuar kur kanë qenë bashkë-arkitekt të atij sistemi” u shpreh Jonila Godole.

Gjatë diktaturës komuniste u vranë rreth 6800 persona, 1 mij humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit.

Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik.

Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar për ngritjen e infrastukturave të vendit dhe në bujqësi.

Pavarësisht kësaj dhune askush nuk u mbajt përgjegjës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme