Google dhe Facebook do të kërkojnë vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 për të gjithë punonjësit, u njoftua të mërkurën.
Përhapja e mutacionit Delta po ngadalëson planet e kompanive për t’u rikthyer në punë, dhe ndaj vaksinimi shihet si një mënyrë për kompanitë për të qetësuar punonjësit dhe për të rritur sigurinë e tyre.
Google dhe Facebook ishin disa nga kompanitë e para të mëdha amerikane që dërguan punonjësit në shtëpi në mars 2020.
Google vendosi rikthimin në zyre në 1 shtator, por tani për shkak të variantit Delta e ka shtyrë afatit të paktën deri më 18 tetor.
Në një memorandum që u postua gjithashtu në internet, CEO i Google Sundar Pichai tha se vaksinimi i detyrueshëm “do të ndryshojë sipas kushteve dhe rregulloreve vendore dhe nuk do të zbatohet derisa vaksinat të jenë të disponueshme gjerësisht në zonën tuaj”.
Ai tha se do të ketë “përjashtime për ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore ose arsye të tjera”.
Ndërkohë, Twitter mbylli zyrat në San Francisco dhe New York, të cilat ishin rihapur vetëm dy javë më parë.