Google mbyll llogaritë e ish-qeverisë afgane për t’i mbrojtur nga talibanët

Nga Exit News
Google mbyll llogaritë e ish-qeverisë afgane për t’i mbrojtur nga talibanët

Google ka mbyllur llogaritë e qeverisë afgane ndërsa talebanët po përpiqen të kenë qasje në emailet e ish-zyrtarëve, tha një person i njohur me çështjen për Reuters.

Një punonjës i qeverisë së mëparshme i tha Reuters se talebanët i kërkuan në fund të korrikut të ruante të dhëna për ministrinë në të cilën ai më parë punonte në serverët ku grupi mund të kishte qasje.

“Nëse e bëj këtë, atëherë ata do të kenë qasje në të dhënat dhe komunikimet zyrtare të udhëheqjes së ministrisë së mëparshme,” tha punonjësi, duke shtuar se ai tani është fshehur pasi nuk ka bashkëpunuar me ta.

Dhjetra zyrtarë, me disa në ministritë e financave, industrisë, arsimit të lartë dhe minierave, përdorën Google për komunikime zyrtare, sipas Reuters, së bashku me qeveritë lokale dhe zyrën e protokollit presidencial.

Google tha të premten se ishte “duke ndërmarrë veprime të përkohshme për të siguruar llogaritë përkatëse”, por nuk pranoi se po kryente një bllokim të plotë të llogarive.

“Në konsultim me ekspertë, ne jemi duke vlerësuar vazhdimisht situatën në Afganistan. Ne po ndërmarrim veprime të përkohshme për të siguruar llogaritë përkatëse, pasi informacioni vazhdon të vijë”, tha një zëdhënës i Google në një deklaratë për median The Hill.

Personi i njohur me çështjen tha se llogaritë ishin mbyllur plotësisht pasi informacioni mund të përdorej për të gjetur persona që grupi do të dëmtonte.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>