Një e moshuar 85 vjeçe, e cila jetonte e vetme në fshatin Nartë të Vlorës, është grabitur pasditen e së mërkurës, raporton BalkanËeb.
Grabitësit kanë hyrë me forcë në banesën e saj dhe dyshohet se e kanë dhunuar, por fatmirësisht sipas policisë 85-vjeçarja nuk ka pësuar dëmtime serioze.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion mbi sendet apo vlerën që është grabitur.
Policia njoftoi gjithashtu se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje në qytet dhe vijon kontrolli i zonës, me qëllim kapjen e autorëve.