Në orën 22:00 të martën dy persona grabitën me armë zjarri një postë private tek ish sheshi “Shqiponja” në Tiranë.
Grabitësit kanë kërcënuar punonjësit me armë për të marrë një sasi parash dhe janë larguar me motoçikletë.
Policia ka ngritur disa pika kontrolli në qytet dhe vijojnë kërkimet për autorët.