Grabitja e parave, Tahiri: Faji i bankës dhe policisë private

Nga Exit News
Grabitja e parave, Tahiri: Faji i bankës dhe policisë private

Ministri i Brendshëm bën përgjegjës për grabitjen e djeshme të parave pranë Rinasit, shoqërinë private të sigurisë dhe bankën BKT.

Ai deklaroi se nuk u morën masat për respektimin e kushteve të sigurisë, në të kundërt grabitja nuk do të ndodhte. Sipas tij, është e patolerueshme që bankat lëvizin sasi të tilla parash me siguri zero.

Megjithatë ministri shfajësoi policët privatë duke thënë se ata që paguhen 20 mijë lekë, nuk mund të jenë heronj. Përsa i përket punës hetimore ai u shpreh shkurt se policia është në këmbë për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje.

Meqë jemi në prag të zgjedhjeve, Tahiri tha: “Kjo grabitje dëshmoi edhe një herë domosdoshmërinë për thirrje për një Shqipëri të sigurt dhe provë që gjërat duhen bërë urgjentisht”.

Këto deklarata ai i bëri nga qyteti i Elbasanit gjatë ceremonisë së dorëzimit të armëve.

Pak ditë më parë Ministri Tahiri u kërkoi drejtuesve të policive private që të marrin masat për rritjen e kushteve të sigurisë. Ai u la një muaj kohë këtyre shoqërive që të zgjidhin këto problematika. Ai premtoi që rroga e një polici privat nuk do të jetë nën 33 mijë lekë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>