Grafiti seksiste në murin e deputetes së re kosovare

Nga Die Morina van Uijtregt
Grafiti seksiste në murin e deputetes së re kosovare

Grafite seksiste, nënçmuese u shkruan në murin e shtëpisë së Adelina Grainca, një deputete e sapozgjedhur e Kosovës që la Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe u bashkua me Vetëvendosjen në pushtet.

Bijat i shesim, votat i qesim” lexonte mbishkrimi, i cili po hetohet nga Policia e Kosovës.

Grainca u largua nga partia me të cilën fitoi mandatin, ditën kur Vjosa Osmani po votohej për Presidente.

Pavarësisht qëndrimit të PDK-së për të mos mbështetur kandidaturën e Osmanit, shenja e parë se Grainca u bashkua me Vetëvendosjen ishte kur ajo hyri në seancën parlamentare e shoqëruar nga Kryeministri, Albin Kurti dhe votoi për Presidentin e ri.

Disa minuta më vonë, u konfirmua zyrtarisht bashkimi i saj me Vetëvendosjen.

Në një reagim atë ditë, PDK akuzoi Kurtin se i ofroi asaj para dhe privilegje për bizneset e familjes së saj.

Kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e quajti aktin “të shëmtuar“, duke shtuar se nëse PDK nuk e dënon, atëherë përgjigja pse ajo u largua nga partia është “në mënyrën se si kjo parti trajton një grua të re që mendon ndryshe”.

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca janë realiteti i mizogjinisë në politikën e Kosovës, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të afta për vendimmarrje, por si shkëmbim monedhash dhe zbatim të urdhrave të partisë,” tha Kusari-Lila.

LEXO  Infektohen me Covid 8 mësues në Berat

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyci tha se partia e tij kurrë nuk do ta ulte veten në atë nivel sa të sulmonte shtëpinë dhe familjen e dikujt, për motive politike.

Ai shtoi se sulmi është i papranueshëm për PDK, duke u bërë thirrje autoriteteve të hetojnë rastin.

Ne ftojmë Policinë e Kosovës që të hetojnë këtë rast duke ju sugjeruar që intervistimet t’i fillojnë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që siç̧ duket kjo parti vetëm pas disa ore i kanë ‘identifikuar’ autorët!” shkruajti Bytyci në një postim në Facebook.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme