Gramoz Ruçi deklaroi se do të tërhiqet nga jeta politike. Ai nuk do të marrë mandatin e deputetit.
“Unë Gramoz Ruçi deklaroj fundin e maratonës poltiike, pasi çdo start ka dhe finish. Prandaj miqtë e mi, kam zgjedhur sot, të jap dorëheqjen nga çdo funksion e rol. Aq sa të më punojë mendja dhe zemra, do jem socialist, do jem gjysh i përkryer se jam 3 herë gjysh. Rroftë PS, gëzuar 30-vjetorin socialistë shqiptarë, rroftë Shqipëria.”- tha Ruçi në Kongresin e PS-së, të shtunën.
Ruçi ka qënë kryetar i Kuvendit në legislatures e fundit.
Ai ka qënë sekretar i Përgjithshëm i PS-së që prej vitit 2005.