Gratë shqiptare në pamundësi të abortojnë nën kontrollin mjekësor, gjatë pandemisë së COVID-19

Nga Alice Taylor
Gratë shqiptare në pamundësi të abortojnë nën kontrollin mjekësor, gjatë pandemisë së COVID-19

Një hetim i kryer nga portali Transitions, zbuloi se  gratë shqiptare e kanë të pamundur të abortojnë, gjatë pandemisë së COVID-19.

Operatorët e klinikave private janë detyruar të mbyllen për shkak të masave të bllokimit, frikës së pacientëve nga COVID-19 dhe kufizimeve në lëvizje. Ndërsa këshillimet vazhdojnë në internet, garantimi i parandalimit të shtatzanisë dhe masave për shëndetin riprodhues bëhet i pamundur.

Bruna Hylviu, Drejtore Ekzekutive e Qendrës së Popullsisë dhe Zhvillimit në Shqipëri tha se ka frikë nga një rritje e aborteve të pakontrolluara. Grupi i saj drejton klinika lëvizëvese që shpesh janë mënyra e vetme që gratë emigrante, gratë nga pakicat kombëtare dhe gratë që jetojnë në zonat rurale, kanë për të abortuar. Ndërsa masat kufizuese janë duke u lehtësuar, ajo tha se këto klinika ende nuk funksionojnë.

Një mjeke obstetre dhe gjinekologe në një spital në Tiranë, Mirela Rista tha se këto shërbime janë pothuajse të pamundura për t’u përdorur në qytet. Gjatë gjashtë javëve të para të bllokimit, Rista tha se shumica e aborteve kirurgjike ishin shtyrë, siç janë rastet e konsultave për parandalimin e shtatzanisë. Gjatë bllokimit, shumica e shërbimeve gjinekologjike në klinika private dhe institucione publike janë mbyllur duke i lënë gratë me pak mundësi.

Një grua, pohoi për Exit në anonimitet, se zbuloi se ishte shtatë javë shtatzënë në fillim të muajit prill.

“Unë kam humbur punën time dhe nuk jam në marrëdhënie me babanë e fëmijës. Si mund të kem fëmijë?

Ajo kontaktoi spitalin shtetëror, por ju kominukua se nuk mund të linte takim. Përmes një miku, ajo mori një ilaçe aborti- dy pilula, mifepristone dhe misoprostol – megjithëse ato nuk lejohen në Shqipëri. Gruaja i mori pilulat në shtëpi pa kontroll mjekësor.

Një grua tjetër, e cila pavarësisht marrjes së kontraceptivëve zbuloi se ishte tetë javë shtatzënë, u detyrua të porosiste pilula në internet. Në pamundësi për të patur një takim dhe e pasigurt  ku të kërkonte ndihmë, ajo kontaktoi një organizatë që mundëson pilula për gratë në vende ku ato e kanë të vështirë të kryejnë abort.

Një grua nga komuniteti rom në Shkozë, pohoi për OpenDemocracy se kur ajo u përpoq të kontaktonte klinikat, ato  ishin të mbyllura dhe nuk mund të bënin asgjë

Kjo ka bërë që disa gra të kryejnë vetë abortin. Një grua i tha për Transitions se ajo ndërmori “metoda tradicionale” për t’i dhënë fund shtatzënisë. Ajo piu një lëng me disa përbërës, disa prej të cilave I rrezikuan jetën.

Gratë në Shqipëri kanë  të drejtën e abortit të ligjshëm, me kërkesë , që nga 1995.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>