Grenell liderëve kosovarë: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga Exit News
Grenell liderëve kosovarë: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i bëri thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur zgjedhje të parakohshme.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon.” – u shpreh Grenelli për mediat kosovare.

Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>