Grenell nis vizitën në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, prioritet

Nga Exit News
Grenell nis vizitën në Kosovë: Zbatimi i marrëveshjes, prioritet

Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, ka deklaruar se administrata Trump ka përparësi zbatimin e marrëveshjes mes dy vendeve.

Pak para nisjes së vizitës në Kosovë, Grenelli shkroi në Twitter:

“Zbatimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është një përparësi kryesore për Administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!”

Grenelli do të vizitojë fillimisht Kosovës në 21 shtator, si pjesë e një delegacioni amerikan, të udhëhequr nga Koorporata Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim.

Delegacioni do të vizitojë Athinën, Prishtinën, Beogradin dhe Jeruzalemin, në udhëtimin që nisi në 20 shtator dhe pritet të zgjasë deri më 25 shtator.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>