Greqi / Arrestohen tre shqiptarë për mbledhje të bimëve të egra mjekësore

Nga Exit News
Greqi / Arrestohen tre shqiptarë për mbledhje të bimëve të egra mjekësore

Tre shqiptarë u arrestuan sot nga policia greke për mbledhje të sasive të mëdha të bimëve të egra mjekësore në malet e Greqisë, në shkelje të ligjeve të karantinës.

Tre shqiptarët, 28, 29 dhe 33 vjeç u kapën në Kastoria, të Greqisë me 6 thasë të mëdhenj, rreth 94 kilogramë bimë të egra mjekësore.

Sipas gazetës greke Ekathimeri, ata akuzohen për thyerje të ligjit për mbledhje të bimëve të egra, e cila lejohet vetëm në sasi të vogla, për përdorim personal, si dhe për hyrje të paligjshme të kufirit grek. Shqiptarët u gjobitën me 5 mijë euro secili për thyerjeve të masave ndaluese të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>