Greqi, goditet banda që i shiste pasaporta false kriminelëve shqiptarë

Nga Exit News
Greqi, goditet banda që i shiste pasaporta false kriminelëve shqiptarë

Policia greke ka goditur një rrjet prej 33 personash mes tyre dhe oficerë policie, të cilët pajisjin me karta identiteti dhe pashaporta greke të falsifikuara kriminelëve shqiptarë, në pritje të urdhër arresteve.

Sipas informacioneve të deritanishme, ky grup kishte nisur punën në dhjetor 2016. Oficerët e policisë ishin pjesë e policisë së Atikës dhe merrnin  5 mijë deri në 40 mijë euro për një kartë identiteti ose pashaportë greke. Personat në kërkim që merrnin këto pashaporta bëheshin shtetas greke, me të shkuar të pastër, dhe mund të udhëtonin lirisht në Europë.

Të paktën 12 persona që kanë marrë karta dhe pashaporta fallco janë kapiur nga policia në Greqi, Francë, Spanjë, Bullgari dhe Holandë për përfshirje në organizata kriminale, trafik droge, plaçkitje dhe vjedhje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>