Greqi, partia e Tsipras-it humb thellë në zgjedhjet lokale, fitojnë të djathtët

Greqi, partia e Tsipras-it humb thellë në zgjedhjet lokale, fitojnë të djathtët

SYRIZA, partia e kryeministrit grek Aleksis Tsipras humbi thellë në zgjedhjet lokale zhvilluar të dielën, më 2 qershor.

Partia opozitare e djathtë Demokracia e Re është fituesja e madhe e zgjedhjeve, duke marrë bashkitë në 12 nga 13 zonat e mëdha. Kandidatët e Demokracisë së Re fituan në kryeqytet, Athinë, me 65 për qind të votave, si dhe në Selanik, qytetin e dytë më të madh në vend.

Lideri  Demokracisë së Re Kirjakos Micotakis shpalli fitoren dhe tha se partia e tij do të fitojë dhe zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 7 korrikut. Ndërsa Kryeministri socialist Aleksis Tsipras e pranoi humbjen dhe theksoi se objektivi për partinë e tij tani mbetet beteja për zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut.

Sipas sondazheve të deritanishme, opozita e djathtë pritet të marrë rreth 9 pikë përqindje më shumë se Syriza në zgjedhjet e parakohshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>