Raundi i ri, i 61-të i bisedimeve për eksplorimet në det midis Athinës dhe Ankarasë do të fillojë në 25 janar në Stamboll, njoftoi Ministria e Jashtme e Greqisë të hënën në mbrëmje.
Kryeministri grek, Qiriakos Mitsotaqis tha më herët nga Lisbona se ai shpresonte që bisedimet të niseshin aty ku u ndalën në mars të vitit 2016.
Mitsotakis tha se Athina kërkon një marrëdhënie të frytshme me Ankaranë, duke shtuar se të dy vendet do të diskutojë çështjen e zonave detare të diskutueshme.
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlut i bëri thirrje më herët Greqisë për të nisur bisedimet paraprake për të zgjidhur konfliktet mes tyre, përfshi dhe atë për detin.
Pas këtyrë deklaratave ka reagur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou. Ai tha se Greqia nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Turqia.
Greqia dhe Turqia prej disa muajsh kanë shkëmbyer akuza dhe kërcënime për sa i përket konfliktit për ndërhyrjet e Turqisë në ujrat grekë.
Po ashtu, Turqia ka paralajmëruar se një zgjerim i detit nga ana e Greqisë në lindje do të ishte një shkak për luftë.