Greqia do të dhurojë 200 mijë vaksina AstraZeneca për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e nismë Covax. Kjo vjen pas kërkesës së dy vendeve për mbeshtetje nga BE-ja kundër COVID-19, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič u shpreh se:
“Falënderoj Greqinë për ofertën e saj për vendet fqinje. Ne shohim këtu edhe një shembull tjetër të koordinimit të shpejtë të bërë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile që ka provuar të jetë vendimtar në mbështetjen e vendeve gjatë pandemisë COVID-19.”
BE financon deri në 75% të kostove të transportit të ndihmës së dërguar përmes Mekanizmit. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 45 vende kanë marrë mbështetje në lidhje me vaksinat, pajisjet mjekësore dhe mbrojtëse dhe materiale të tjera përmes Mekanizmit.