Greqia dhuron 200 000 vaksina AstraZeneca për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Greqia dhuron 200 000 vaksina AstraZeneca për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia do të dhurojë 200 mijë vaksina AstraZeneca për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, si pjesë e nismë Covax. Kjo vjen pas kërkesës së dy vendeve për mbeshtetje nga BE-ja kundër COVID-19, sipas  Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Komisioneri për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarčič u shpreh se:

“Falënderoj Greqinë për ofertën e saj për vendet fqinje. Ne shohim këtu edhe një shembull tjetër të koordinimit të shpejtë të bërë nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile që ka provuar të jetë vendimtar në mbështetjen e vendeve gjatë pandemisë COVID-19.”

BE financon deri në 75% të kostove të transportit të ndihmës së dërguar përmes Mekanizmit. Që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 45 vende kanë marrë mbështetje në lidhje me vaksinat, pajisjet mjekësore dhe mbrojtëse dhe materiale të tjera përmes Mekanizmit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>