Greqia drejt vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19

Nga Exit News
Greqia drejt vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19

Qeveria greke i ka hapur derën e vaksinimit të detyrueshëm kundër COVID-19 për të gjithë, duke lejuar ministrin e shëndetësisë të zgjerojë kategoritë e profesioneve në të cilat mund të vendoset vaksinimi i detyrueshëm.

Kompetencat e reja të ministrit të shëndetësisë u prezantuan në formën e një ndryshimi në minutën e fundit në një projekt-ligj, duke befasuar partitë e opozitës.

Vaksinimi i detyrueshëm deri më tani bëhet për punëtorët në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë e të moshuarve. Nëse një punonjës shëndetësor refuzon të vaksinohet, do të pezullohet përkohësisht nga puna dhe do të zëvendësohet.

Sipas shifrave të ECDC, në Greqi 61.1% e popullsisë ka marrë dozën e parë dhe 51.7% janë plotësisht e vaksinuar.

Masa u kritikua nga partisë kryesore të opozitës së majtë Syriza, e cila akuzoi qeverinë për miratimin e një qasjeje “ndëshkimi” ndaj të pavaksinuarve pa diskutim paraprak midis të gjitha partive mbi çështjen.

Opozita i kërkoi qeverisë të rrisë ndërgjegjësimin mbi shkencën dhe vaksinat për të bindur njerëzit të vaksinohen.

Ndërkohë, personat kundër vaksinimit organizuan një protestë masive në Athinë këtë javë, e cila përfundoi në përleshje me policinë. Protestuesve iu bashkuan edhe mbështetës të partisë neo-naziste Agimi i Artë, e cila kohët e fundit u quajt nga gjykata, organizatë kriminale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>