Greqia e vendosur për zgjerimin e ujrave territorialë në detin Jon

Nga Exit News
Greqia e vendosur për zgjerimin e ujrave territorialë në detin Jon

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias përsëriti, të shtunën, se Greqia do të ushtrojë të drejtën e saj për të zgjeruar ujrat e saj territorial në detin Jon.

“Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera,” deklaroi Dendias, në një deklaratë për median.

Ai sqaroi se Greqia thjesht po ushtron ‘një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin.’

Ministri grek shtoi se kjo e drejtë e secilit vend ‘nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta’.

Po sot, Dendias komentoi dhe në lidhje me konfliktin me Turqinë. Ai i bëri thirrje homologëve të tij në BE të hartonin një listë me sanksionet e mundshme mbi Turqinë, të cilat do të zbatoheshin nëse Turqia vazhdonte me veprimet e saj në brigjet e Jonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>