
Greqia do të hapë kufijtë me Shqipërinë me 1 korrik.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, i cili pohoi se “po ndërmarrin hapin e fundit për t’u kthyer në normalitetin e ri pasi të gjitha aeroportet janë të hapura për fluturime ndërkombëtare.”
Pikat e kalimit kufitar të hapura janë Evzones, Kakavija, Krystallopigi, Promachonas, Nymfea, Kastanies dhe Kipi.