Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku

Nga Exit News
Greqia hap kufijtë tokësorë me Shqipërinë nga 1 korriku

Shqiptarët do të mund të udhëtojnë drejtë Greqisë përmes pikat kufitare tokësore të Kakavijës dhe Kapshticës nga data 1 korrik.

Të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe nuk janë rezidentë duhet të plotësojnë 48 deri në 72 orë para udhëtimit, një formular online për të regjistruar të gjithë të dhënat e tyre dhe vendqendrimin në Greqi.

Pas plotësimit të formularit online, udhëtari merr një e-mail konfirmimi me një barcode të cilin duhet ta tregojë para autoriteteve greke.

Udhëtarët nuk do të lejohen të kalojnë kufirin nëse nuk paraqesin këtë barcode.
Udhëtarëve nuk do t´i kërkohen testimet e Covid-19. Policia do të përzgjedhë rastësisht udhëtarët që do të testojë në kufi. Nëse rezultojnë të infktuar me Covid-19, ata janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>