Greqia ka njoftuar të premten hapjen e kufirit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pas 14 muajsh mbyllje si pasojë e COVID-19.
Për të hyrë në Greqi, shtetasit e Maqedonisë së Veriut duhet të paraqesin një vërtetim se janë vaksinuar kundër COVID-19, se e kanë kaluar sëmundjen ose të kenë një test negativ jo më të vjetër se 72 orë.
Hapja e vendkalimit kufitar Bogorodicë-Evzoni përkoi edhe me fillimin e sezonit turistik veror në Greqi.
Megjithatë, Greqia ka njoftuar sot shtyrjen e masave kundër COVID-19 me Shqipërinë duke e mbajtur të mbyllur pikën kufitare në Kapshticë për personat që udhëtojnë drejt shtetit helen deri më 24 maj.