Greqia heq kufizimin e udhëtimeve me Shqipërinë

Greqia heq kufizimin e udhëtimeve me Shqipërinë

Pas Hollandës, edhe Greqia ka vendosur heqjen e kufizimeve të udhëtimit me Shqipërinë.

Lajmi u bë i ditur nga administrata e Aeroportit të Rinasit të hënën, të cilët kanë njoftuar edhe mbi kriteret e reja për  personat që udhëtojnë në Greqi duhet të kenë:

– Test negativ COVID;

– një dëshmi që personi e ka kaluar infeksionin (Test Antigen;

– ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura në Greqi: Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson).

Për kalimin e kufirit duhet gjithashtu edhe regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë para.

Heqja e kufizimeve nënkupton se personat lejohen të udhëtojnë për arsye jo-jetike, si turizmi apo bashkimi me familjar etj.

Vendimi ndjek rekomandimin e Bashkimit Evropian për lejimin e udhëtimeve me Shqipërinë, që tashmë cilësohet vend i sigurtë nga Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>