Greqia i kërkon Turqisë të ndalojë shpimet për gaz në ujrat grekë

Nga Exit News
Greqia i kërkon Turqisë të ndalojë shpimet për gaz në ujrat grekë

Të hënën, Greqia i ka kërkuar zyrtarisht Turqisë që të ndalë shpimet në brigjet greke, pasi veprimet e Turqisë po rrezikojnë paqen mes dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Greqisë theksoi se nuk do të tolerojë provokimet e Turqisë dhe shkeljet e ligjeve ndërkombëtare.

Tre ditë më parë, Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia ka filluar kërkimet për gaz dhe naftë në Mesdheun lindor.

Fillimisht, Greqia dhe Turqia kishin rënë dakort që të pezulloheshin kërkimet në Mesdhe deri në arritjen e një marrëveshjeje, por duket se Turqia nuk ka pritur.

Kërkimet e Turqisë në ujrat europiane kanë nxitur mosmarrëveshje edhe midis Turqisë dhe BE-së.

Më herët Presidenti i Francë, Emmanuel Macron i kërkoi Bashkimit Europian të vendosë sanksione ndaj Turqisë për shkelje të ujërave territoriale të vendeve të BE-së.

Dhe Manfred Weber, udhëheqësi i partisë më të madhe në Parlamentin Europian- EPP, i ka kërkuar Bashkimit Europian të vendosë sanksione ndaj Turqisë për këtë përplasje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>