Greqia i përgjigjet pretendimeve turke për minorietin mysliman

Greqia i përgjigjet pretendimeve turke për minorietin mysliman

Ministria e Jashtme greke iu përgjigj të dielën pretendimeve të Turqisë mbi minoritetin mysliman, sipas raportimit të agjensisë greke AMNA.

Zëdhënësi Alexandros Papaioannou theksoi se Greqia respekton plotësisht detyrimet që dalin nga Traktati i Lozanës, “i cili i referohet qartë dhe saktë një pakice myslimane në Thraki”.

Ai gjithashtu shtoi se ky minoritet numëron rreth 120,000 rezident grek dhe se pretendimet për shkeljen e të drejtave të tyre nga Turqia ishin të pabaza.

Deklarata erdhi pas vizitës së ministrit të Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Komotini, në Greqinë verilindore, ku gjendet një pjesë e komunitetit mysliman. Mesa duket, Cavusoglu ka përsëritur pretendimin se bëhet fjalë për komunitet etnik turk.

Kjo vizitë i paraprin takimeve me homologun grek Dendias dhe kryeminsitrin Kyriakos Mitsotakis të hënën, për të folur për problemet në raportet mes dy vendeve.

Greqia dhe Turqia prej dekadash gjenden në konflikt për një sërë çështjesh, si ujrat rreth ishujve grek, disa kufijë ujor e tokësor, si dhe kalimi i emigrantëve.

Zbarkimi i Cavusoglu në Athinë u pa si një tentativë për të zbutur tensionet mes palëve, para takimit të presidentëve të vendeve në 14 qershor në një mbledhje të NATO-s.

Ministria e Jashtme greke theksoi se vendi ishte i interesuar për për përmirësuar marrëdhëniet me Turqinë, por kjo e fundit duhet të respektonte marrëveshjet ndërkombëtare.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>