Greqia izolon kampet e refugjatëve

Nga Exit News
Greqia izolon kampet e refugjatëve

Tre kampe emigrantësh afër Athinës janë izoluar, të martën, pas shpërthimit të infektimeve. Emigrantët në Greqi jetojnë në kushte të vështira.

Qeveria njoftoi se u vendos izolimi i plotë në kampin e Malakassa, Schisto deh Eleonas, deri në 21 shtator.

Autoritetet identifikuan javën e kaluar rastin e parë të infektuar në kampin Moria në ishullin e Lesbos, ku rreth 13 mijë azil kërkues jetojnë në kushte të mjerueshme. Në kam ka 4 herë më shumë emigrantë se sa kapaciteti.

Brenda javës në kamp u identifikuan 35 persona të infektuar, ndaj qeveria vendosi izolim të plotë deri në 15 shtator. Sipas rregullave të reja vetëm personeli i sigurisë lejohet të hyjë brenda, për të matur temperaturën.

Dy kampet e tjera nuk kanë të infektuar, por u vendosë në izolim pas rasteve në kampin e parë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>