Greqia lufton me zjarret për të pestën ditë

Nga Exit News
Greqia lufton me zjarret për të pestën ditë

Greqia vijon luftën ndaj flakëve për të pestën ditë, ndërkohë që gjatë natës, flakët përfshinë një qytet pranë Athinës dhe qindra njerëz u evakuuan me traget nga ishulli Evia.

Zjarri filloi të martën pikërisht në Evia dhe u përhap shpejt në disa fronte, duke marr para mijëra hektarë pyje dhe duke detyruar banorët të evakuohen,

Me mbi 400 vatra aktive zjarri, kryeministri Kyriakos Mitsotakis e konsideroi një “verë makthi”.

Zjarret kanë shpërthyer mes të valës më të keqe të të nxehtit në 30 vitet e fundit, duke shkatërruar pyje, shtëpi, biznese dhe duke vrarë florën dhe faunën që ato strehojnë.

Mbrëmjen e së premtes, erërat e forta e shtynë zjarrin drejt qytetit Thrakomakedones, në veri të Athinës, duke rezultuar në shtëpi e makina të djegura, pasi banorët ishin urdhëruar të evakuuoheshin.

Megjithatë, nuk ka pasur humbje jete, përveç një zjarrëfikësi që humbi jetën të shtunën për shkak të rrëzimit të një shtylle elektrike.

Disa dhjetra persona janë shtruar në spital, kryesisht zjarrfikës me djegie të vogla apo banorë të asfiksuar nga tymi.

Greqia ka marrë përforcime nga Qiproja, Franca dhe Izraeli për të luftuar zjarret në afërsi të Athinës, e ndihmuar nga ushtria dhe avionët bombardues me ujë.

Ndërkohë, 216 zjarrfikëse dhe 44 automjete pritet të mbërrijnë në tre- katër ditët ardhshme nga Gjermania.
Qeveria sqaroi se do të rimbursojë njerëzit e prekur nga zjarret dhe toka e djegur do të përgatitet më pas për ripyllëzim.

Edhe në zonat ku zjarri është zmbrapsur, autoritetet janë shprehur se nuk e kanë ulur vigjilencën, pasi prania e erërave favorizon rindezjen e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>