
Greqia mbyll kufirin me Serbinë nga dita e hënë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në shtetin fqinj.
Kufizimi i lëvizjs do të jetë i vlefshëm deri në datën 15 korrik.
Deri atëherë serbët nuk do të lejohën të hyjnë në Greqi, përveç rasteve të emergjencës.
Lajmi u njoftua nga zëvendës zëdhënësja e qeverisë, Aristotelia Peloni, raportojnë mediat greke.