Greqia ndërmerr masa të reja shtrënguese

Greqia ndërmerr masa të reja shtrënguese

Në vjeshtën e këtij viti, në Greqi, Kryeministri grek Aleksis Tsipras po planifikon organizimin e një referendumi mbi ndryshimet e sistemit zgjedhor. Sipas kritikëve, Kryeministri Tsipras do ta përdor referendumin si një përpjekje cinike për të siguruar fitoren ndaj partisë rivale Demokracia e Re, tani që pëlqyeshmëria e tij në popull ka rënë dukshëm.

Referendumi do të përmbajë pyetje mbi shpenzimin e energjisë, burimet ujore dhe organizimin e zgjedhjeve të reja presidenciale në Greqi.

Kryetari i opozitës, Kostas Chrysogonos tha se referendum është një përpjekje për të prishur kushtetutën.

Partia kundërshtare, Demokracia e Re ka mundësi të bojkotojë refendumin dhe të mbështesë qytetarët të mos marrin pjesë në të — një lëvizje e fortë e cila mund ta shtojë më tepër kaosin e një vendi i cili po përpiqet të ringrihet nga masat e forta shtrënguese të vëna nga Bashkimi Evropian.

Por, përveç kaosit politik, Greqia po kalon edhe kaos social. Qytetarët kanë zaptuar rrugët duke protestuar kundër masave shtrënguese të reja të kërkuara nga BE dhe Gjermania.

Ministri gjerman i Financave i ka kërkuar Greqisë të ndërmarrë sërish reforma drastike në shërbimin publik në mënyrë që të përfitojë nga kredia që i është akorduar në kuadër të planit të tretë të shpëtimit.

Javën e kaluar një dokument i Bashkimit Evropian, sipas të cilit Greqia duhet të ndërmarrë disa refroma të reja shtrënguese përpara së të miratohet kësti tjetër prej disa miliardë euro nga paketa e ndihmës, u bë publik. Lista e gjatë e masave shtrënguese përfshinë shkurtimin e pensioneve dhe rritjen e taksave.

Pas këtij dokumenti shumë protestues dolën në rrugë për të protestuar kundër shkurtimit me 18 për qind të pensioneve.

Unionet e sidikatave të vendit kanë paralajmëruar për grevë të përgjithshme më 17 maj, me qëllim që të protestohet kundër masave të reja.

Në grevë të përgjithshme 24 orëshe do të futen edhe gazetarët dhe teknikët e mediave të shkruara dhe atyre elektronike.

Tani pritet votimi i këtyre masave të reja shtrënguese në parlamentin grek, Kryeministri grek premtoi se këto do të ishin masat e fundit shtrënguese që do të ndërmarrë vendi.


Artikull i botuar në gazetën britanike Express.co.uk

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>