Greqia nis sezonin veror më 15 qershor: Hiqet karantina e detyruar

Nga Exit News
Greqia nis sezonin veror më 15 qershor: Hiqet karantina e detyruar

Greqia do të presë turistët e huaj që prej 15 qershorit, ndërkohë që plazhet janë hapur për turistët vendas që prej 15 majit.

Kryeministri Grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se Greqia do të nisë sezonin turistik, duke respektuar rregullat për higjienën, distancimin social dhe distancave mes çadrave.

Në hyrje të çdo plazhi do të regjistrohen të gjithë pushuesit dhe do të njihen me rregullat e funksionimit të plazhit.

Në lokale dhe restorante nuk do të ketë tavolina por do të shërbehen vetëm produkte për tu marrë me vetë dhe për tu konsumuar në çadër.

I gjithë stafi i plazhit dhe restoranteve do të jenë të pajisur me maska dhe dezinfektantë.

Sportet ujore në grup do të jenë të ndaluara.

Për turistët nuk do të ketë karantinë të detyruar, por në fazën e parë, nuk do të lejohen turistë nga vendet me numra të lartë të të infektuarve, si Italia apo Franca.

Greqia ka hapur që më 15 maj më shumë se 500 plazhe në gjithë vendin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>