
Greqia dhe Turqia njohin vaksinat e përdorura nga secili shtet. Marrëveshja u arrit gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm turk në Greqi, të hënën.
Greqia po vaksinon me vaksinën e kompanisë Pfizer dhe Astra Zeneca, ndërsa Turqia po përdor vaksinën kineze, Sinovac dhe atë ruse Sputnik V.
Marrëveshja do të thotë se qytetarët e vaksinuar grek dhe turq mund të lëvizin nga një vend në tjetrin pa nevojën e karantinës, testin Covid-19 apo testit serologjik.
Greqia është vendi i parë në BE që njeh vaksinën kineze dhe ruse. Deri më tani, vendet e BE-së po presin miratimin nga institucioni shëndetësor evropian të dy vaksinave.
Në rekomandimin e KE-së për lëvizjen e lirë të njerëzve në verë, flitet vetëm për personat e vaksinuar më Pfizer, dhe AstraZeneca.