Greqia përkrah liberalizmin e vizave me Kosovën, Dendias nuk flet për njohjen e pavarësisë

Nga Exit News
Greqia përkrah liberalizmin e vizave me Kosovën, Dendias nuk flet për njohjen e pavarësisë

Greqia mbështet liberalizimin e vizave me Kosovën dhe proceset integruese të saj drejt Bashkimit Europian. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi sot në Prishtinë.

“Kemi qenë në favor të libralizimit të vizave, meqë keni përmbushur kriteret. Për këtë ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e ministrave dhe do të vazhdojmë të mbështesim në drejtim të kësaj çështjeje”, deklaroi Dendias gjatë takimit me homologen kosovare Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek shtoi më tej se Greqia është duke thelluar marrëdhëniet ekonomike me Kosovën dhe se do të ndihmojë atë në fushën e sundimit të ligjit.

“Ne, pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona“, tha ministri i Jashtëm grek.

Dendias shprehu përkrahjen e qeverisë së tij për dialogun Beograd – Prishtinë por nuk zgjodhi të fliste më tej për vendimin e Athinës për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne e përkrahim plotësisht vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Shfrytëzoj këtë rast të pranisë sime këtu që t’i nxis edhe njëherë të gjitha palët që t’i intensifikojnë përshtypjet e tyre në mënyrë që ta arrijnë një zgjidhje ligjërisht të obligueshme dhe zbatueshme”, shkroi Dendias në Tëitter gjatë vizitës në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme kreu i politikës së jashtme greke u takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti, Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca, Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla-Schwarz.

Në takimin me Kurtin, ky i fundit kërkoi nga Dendias njohjen e pavarësisë së Kosovës, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrisë.

Nga ana tjetër ai e falenderoi atë për qëndrimin pozitiv të Greqisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin e Venecias.

Në Tëitter, Dendias paralajmëroi se do të udhëtoj pas pak muajsh sërish drejt Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>