
Greqia regjistroi të premten 1 195 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj humbën jetën 19 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Greqi është 162 107, nga të cilët 51.9% janë burra.
246 të infektuar ndodhen në intubim dhe mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.