Greqia regjistroi të shtunën një tjetër shifër të lartë të infektimeve, 1 424 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit ne shtetin fqinj.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 23 persona humbën jetën.
Në të gjithë vendin janë shtruar në spital 247 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar 178 918 pacientë, mes të cilëve 6 272 kanë humbur jetën.
Numri më i lartë i të infektuarve me Covid është tek meshkujt në krahasim me femrat.