
Greqia regjistroi të enjten 1 784 raste të reja me COVID-19 dhe 19 viktima.
10 nga personat e infektuar u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 186 469. Ndërsa 367 persona janë në intubim.
1 315 pacientë janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.
Që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 410 viktima.